Telegrafi

Skerdi nuk e tregon numrin e femrave që ka pasur

(Foto: Instagram/Skerdi Ago)

Këngëtari Skerdi ka qenë pjesë e intervistës 60 sekondëshe të Prive, ku iu është përgjigjur edhe pyetjeve provokuese.

Pyetjes se cila këngë e përfaqëson më mirë, i është përgjigjur me “Tradhtare”.

Femrat e Kosovës me tri fjalë i përshkruan, si seksi të bukura dhe joshëse.

Ai ka thënë se duket i turpshëm porse nuk është i tillë, ndërsa nuk e ka treguar numrin e femrave që ka pasur.

Nëse nuk do të kishte qenë këngëtar, Skerdi tash do të ishte regjisor i videoklipeve.

Pyetjes provokuese se cilën femër të estradës e sheh në ëndrra erotike, i është përgjigjur se nuk e sheh asnjërën prej tyre.

Pikërisht “Tradhtare” është një prej projekteve më të fundit të Skerdit, e publikuar më 20 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa një ndër këngët më të suksesshme të tij ishte bashkëpunimi me Gjikon, “Faje”. /Prive/Telegrafi/