Telegrafi

Skerdi nis punën për këngën e re, publikon fotografi prej studios muzikore

Skerdi (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago, është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi që së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ai njofton se po punon në projektin e ri, teksa ky është punuar në shtëpinë e hiteve, Redbox nga producenti BigBang.

Skerdi (Foto: Instagram)

Ai shfaqet në një studio muzikore, teksa ka pyetur fansat se ‘a janë gati për projektin e ri’ i cili siç duket do të lansohet së shpejti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“A jeni gati për këngën e re, BigBang”, ka qenë përshkrimi i kësaj fotografie.

Ndërkaq, Skerdi po shijon akoma suksesin e projektit të tij të fundit të titulluar “Kthehu” që tashmë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/