Telegrafi

Skerdi nesër lanson projektin e ri “Bespreme”

Skerdi Foto: Instagram/skerdiago

Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi, është tejet i dashur për audiencën e gjerë.

Ai është aktiv me prurjet e reja muzikore, të cilat pëlqehen tej mase nga admiruesit e muzikës së tij.

Ndërkohë, në një postim të ri në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se do të lansojë edhe një këngë.

“Bespreme” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila në platformat digjitale do të lansohet nesër.

Pamje nga klipi i këngës i ka ndarë me fansat, teksa postimi mori shumë pëlqime dhe komente.

Kujtojmë se hiti fundit i tij është “Krejt”, që erdhi në bashkëpunim me Dren. /Telegrafi/