“S’e kam prit” titullohet kënga më e re e Skerdi Agos që është lansuar në versionin audio.
Është një këngë verore e realizuar nga produksioni Redbox Entertainment.
Vetë këngëtari e ka shkruar tekstin e kësaj kënge, e cila ka kohë që është paralajmëruar për fansat e tij.
Në YouTube është publikuar versioni audio i shoqëruar me një video me tekst të realizuar nga Florid Imeraj.
“Show” ishte projekti i mëparshëm i Skerdit që u lansua në fund të muajit prill.
Ajo këngë ishte kompletuar menjë videoklip të xhiruar nga Max Production.
Ndërsa “Tradhtare” ishte njëri prej hiteve të Skerdit që u publikua në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/