Telegrafi

Skerdi ka gati goditjen e radhës (Foto)

Këngëtari i ri, Skerdi, pritet të godasë sërish me një projekt të ri.

Krijuesi i hitit “Faje” me Gjikon ka shijuar një verë tejet të suksesshme dhe tash është një nga emrat më të dashur të publikut.

Artisti i njohur tash ka paralajmëruar projektin e ri i cili do të vij shumë shpejt.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare (Foto/Video)

“Edhe pak edhe pak diçka po vjen”, ka shkruar ai në Instagram.

Mbetet të shihet nëse Skerdi do t’i përmbushë pritjet dhe do të sjellë tjetër hit pas “Pablo”, “Messi” dhe “Faje”.

Telegrafi mëson se ky projekt po punohet me muzikë nga Redbox dhe BigBang e në video të Valon Azirit. /Telegrafi/