Prej disa ditësh është duke u përfolur një bashkëpunim mes Tunës dhe Skerdit.
Dhe kjo tashmë u konfirmua nga vet artistët përmes postimeve që kanë shpërndarë në rrjete sociale.
Ka qenë reperi nga Shqipëria, ai i cili ka njoftuar projektin e ri “A je” në duet me yllin nga Shkupi.
“A je në bashkëpunim me Tuna Sejdi”, ka shkruar ai.
Të njëjtit madje kanë publikuar edhe fotografi nga xhirimet e videoklipit të tyre, ku prezantojnë një nga dukjet.
Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, fansat e të cilëve po e presin me padurim këtë bashkëpunim.
Besohet se ky projekt do të pëlqehet nga publiku e fansat e tyre. /Telegrafi/