Telegrafi

Skerdi dhe Sin Boy publikojnë “JuJu”

Këngëtari i njohur, Skerdi dhe reperi i talentuar, Sin Boy, kanë publikuar projektin e ri.

“Juju” titullohet projekti i dyshes që dallohen për interpretimet e tyre karakteristike të këngëve.

Muzikën e kanë punuar Paco dhe Big Bang, gjë që e bën këtë këngë të ketë potencialin e një hiti.

Ndërkaq teksti është realizuar nga vet artistët me ndihmën e Big Bang.

Reperi grek dhe këngëtari shqiptar erdhën në këtë klip të xhiruar nga Valon Aziri në qytetin e Rahovecit.

Për Skerdin ky është tjetër projekt në pak ditë pasi lansoi projektin me Nora Istrefin.

Për Sin Boy ky është projekti i ri pas hitit që lansoi me Rinën. /Telegrafi/