Telegrafi

Skerdi dhe Gent Fatali sjellin në treg këngën “Melodia”

Skerdi dhe Gent Fatali (Foto: YouTube)

Dy artistët shqiptarë, Skerdi dhe Gent Fatali, dëgjohen në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së tyre.

Si duket, ata kanë vendosur që bashkojnë forcat për të sjellë një bashkëpunim mjaft të veçantë.

Bëhet fjalë për këngën “Melodia”, e cila është publikuar gjatë ditës së sotme (e shtunë), e bërë e ditur kështu përmes rrjetit social Instagram.

Që të dy përmes këtij rrjeti social kishin lajmëruar fansat se tashmë mund të dëgjojnë këngën e tyre.

Për instrumentalin e projektit muzikor është përkujdesur producenti Alandy, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët.

Që në momentet e para të publikimit, “Melodia” ka filluar të pëlqehet në masë të madhe. /Telegrafi/