Dy artistët shqiptarë, Skerdi dhe Gent Fatali, dëgjohen në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së tyre.
Si duket, ata kanë vendosur që bashkojnë forcat për të sjellë një bashkëpunim mjaft të veçantë.
Bëhet fjalë për këngën “Melodia”, e cila është publikuar gjatë ditës së sotme (e shtunë), e bërë e ditur kështu përmes rrjetit social Instagram.
Që të dy përmes këtij rrjeti social kishin lajmëruar fansat se tashmë mund të dëgjojnë këngën e tyre.
Për instrumentalin e projektit muzikor është përkujdesur producenti Alandy, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët.
Që në momentet e para të publikimit, “Melodia” ka filluar të pëlqehet në masë të madhe. /Telegrafi/