Reperi shqiptar, Skerdi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Ai këtë radhë ka bashkëpunuar me artistin Dren, gjersa kënga e dyshes “Krejt” është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e kanë shkruat vet artistët, kurse për vijën melodike është përkujdesur Skerdi.
Producimi është bërë në studion e ‘Big Bang’, kurse videoja u realizua nga CINEGR8.
Projekti tanimë është lansuar edhe në platformën YouTube në kanalin zyrtar të Skerdit.
Kënga besohet se do pritet mirë nga publiku dhe reagimet e para ishin mjaft pozitive. /Telegrafi/