Aktorja Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.
Ajo ka patur një karakter të fortë e ka qenë një personazh goxha i pëlqyer nga publiku.
Së fundmi në rrjete sociale është rikthyer një skenë e saj nga Big Brother, të cilën e praktikonte shpesh.
Bëhet fjalë për vasken, ku qëndronte pothuajse një pjesë të madhe të kohës e relaksohej.
Një veprim i ngjashëm u bë nga Gjesti, i cili u pa duke u argëtuar në vaskë e duke bërë fytyrën me shkumë.
Kjo nxiti ndjekësit duke krahasuar skenën, gjersa u bë edhe një editim në Instagram.
Për këtë pati një reagim nga Egla, e cila tha: “Sillna me naze, ngacmohna me të tjerët. Lazdrohna. Shtojini bre djalit volumin e shkumës”. /Telegrafi/