Telegrafi

Skenë horrori: Vetura rrokulliset dhe përfundon mbi kokën e çiklistit që mbetet i vdekur në vend (Video, +18)

Një video rrëqethëse është publikuar në LiveLeak, në të cilën shfaqet një skenë horrori ku një çiklist derisa po shëtiste rrugës shtypet për vdekje nga një veturë.

Ende nuk dihet saktë se ku ka ndodhur këtë aksident i tmerrshëm, si pasojë e të cilit çiklisti mbeti i vdekur në vend, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike, kanë filmuar momentin tragjik kur çiklisti derisa po lëvizte nëpër rrugë përplaset nga një veturë, shoferi i të cilit me sa duket humb kontrollin mbi timonin dhe rrokulliset direkt mbi kokën e tij.

Sipas mjekëve të cilët dolën në vendin e ngjarjes, personi që ishte në biçikletë ka mbetur i vdekur në vend, derisa shoferi i veturës besohet të ketë përfunduar prapa grilave. /Telegrafi/