Tatyana Pyanova, 38-vjeçe nga Ukraina, është arrestuar të mërkurën derisa e zhveshur po vraponte nëpër rrugë duke mbajtur në duar kokën e vajzës së saj.
Tatyana është arrestuar nga policia në Hrakov në orët e para të mëngjesit, nën dyshimin se fillimisht e kishte vrarë dhe më pas ia kishte prerë kokën vajzës së saj 13-vjeçe Kristina, transmeton Telegrafi.
Trupi i pajetë i vajzës është gjetur, ku mbi 20 plagë tjera të shkaktuara nga thika i kishte pasur në pjesë të ndryshme.
Trupin e pajetë e ka gjetur vëllai i Tatyanas, Aron në shtëpinë e familjes së tyre, i cili menjëherë i telefonoi policisë dhe filluan hetimet.
Tatyana është gjetur shpejtë duke bredhur rrugëve pa rroba në trup dhe duke lënë pas gjurmë gjaku. Në njërën dorë mbante një qese të plastikës me kokën e vajzës, në tjetrën një thikë.
E gjatë arrestimit ka rezistuar madje duke sulmuar policët, e gjatë intervistimit nuk ka dhënë shpjegime se çfarë në fakt ka ndodhur.
Vëllai i saj i ka thënë policisë së Tatyana ka punuar si pastruese, dhe se vajza e saj ka ditur të jetë e papërshtatshme për shkak të gjendjes së tyre të rëndë financiare.
Në anën tjetër, fqinjët e tyre pretendojnë se Tatyana ka qenë një nënë e përkushtuar e cila do “të bënte gjithçka për të mirën e bijës së saj”.
Në natën e vrasjes ata nuk kishin dëgjuar kurrfarë zhurme, e as që kishin vërejtur që Tatyana mund të ketë konsumuar alkool apo ndonjë lloj lënde narkotike.
E ëma e Tatyanas, njëherit gjyshja e të ndjerës – Kristinës, ka mbetur e shokuar kur dëgjoi për këtë krim.
“Nuk po e besoj që Tatyana e ka bërë këtë. Nuk po mund ta besojë. Ka qenë një nënë e mrekullueshme, që do të bënte gjithçka për vajzën e saj. Diçka duhet të ketë ndodhur në shtëpi, ndoshta dikush e ka droguar Tatyanan”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/