Telegrafi

Skënderbeu zyrtarizon Shend Kelmendin

Shend Kelmendi e ka kompletuar transferimin te klubi i njohur shqiptar, Skënderbeu.

Klubi nga Korça ka njoftuar se Kelmendi ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Mesfushori nga Kosova, Shend Kelmendi nga sot është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut”.

“22 vjeçari ka firmosur sot bashkë me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj kontratën që e lidh me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kelmendi u lirua nga Prishtina edhe pse ishte nën kontratë. /Telegrafi/