Telegrafi

Skenderaj, arrestohet personi i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i personit të kërkuar L. S., (33 vjeçar), shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar nga ana e zyrtarëve policorë pas verifikimit të bërë në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës, ku ndaj të njëjtit ka rezultuar që ka urdhër arrest  aktiv ndërkombëtar i kërkuar nga shteti i Francës, transmeton Telegrafi.

Pas procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/