Policia raporton se në Skenderaj dje ka arrestuar një të dyshuar pasi ka sulmuar me thikë një person.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në rrugë, kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”.
“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.