Telegrafi

Skenat qesharake në garë, çiklistët e befasuar me rivalin e pazakontë (Video)

Gjatë garës që është zhvilluar në San Marino, ka marrë pjesë edhe një ‘prift’ i cili ngiste kras tyre, me një biçikletë të rëndomtë.

Derisa të gjithë kishin pajisje profesionale, rivali tyre kishte veshur rrobat tradicionale që i fryheshin gjatë tërë kohës, ndërsa për një moment i ra kapela që kishte vënë, transmeton Telegrafi.

Çuditërisht, ai lëvizte me shpejtësi enorme, ndërsa ia dilte t’i zinte kthesat me shumë shkathtësi.

Videoja që mund të shihni më poshtë, e tregon çiklistin amator që kryqëzohet para se të hyjë në kishë, pasi të ketë shkaktuar shumë skena qesharake në garë. /Telegrafi/