Reperi Skivi muajin e kaluar publikoi një prej projekteve më të veçanta në karrierën e tij.
Bëhet fjalë për këngën dhe klipin “Panika”, që është një ndërlidhje mes tri projektev muzikore dhe në tërësi klipi zgjatë rreth nëntë minuta.
https://www.youtube.com/watch?v=5grTUDPxhPU
Lokacionet se ku janë përzgjedhur për realizimin e tij janë mjaft të veçantë, duke e bërë reperin Visar Shala që të vijë me një performancë ndryshe nga herëte tjera.
Në një prej minutazheve të klipit, Skivi shfaqet tejet melankolik mbi një piano, teksa rreth e rrotull rafteve me libra sillet një vajzë.
E pikërisht kjo skenë e cila ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, është xhiruar në Librarinë “Dukagjini” në Prishtinë, e cila njëherësh shquhet si një prej librarive më të mëdha në këtë qytet.
E pasuruar me një shumëllojshmëri librash, “Dukagjini” duket të jetë bërë përzgjedhja e duhur e produksioneve vendore, për t’i ofruar xhirimeve një skenë sa më atraktive dhe artistike.
Përndryshe, ky projekt i Skivit është pritur shumë mirë nga fansat, duke shënuar shikueshmëri mjaft të lartë edhe në kanalin YouTube. /Telegrafi/