Site icon Telegrafi

Skenaristja dhe producentja vlerësojnë me nota të larta paraqitjen e Dua Lipës në “Swan Song”

Dua Lipa ditë më parë solli këngën më të re që i përket kolonës zanore të filmit, “Alita: Battle Angel”.

Premiera e këtij të fundit u shfaq gjatë mbrëmjes së kaluar në Londër, ku qilimin e kuq parakaloi edhe këngëtarja shqiptare e shoqëruar nga i dashuri Isaac Carew.

E gjatë ditës së sotme, zeshkania ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale që i takojnë prapaskenave të xhirimit të videos së këngës “Swan Song”.

Në videon e publikuar në llogarinë personale në Instagram shihen teksa flasin edhe disa prej stafit realizator të klipit, ku vlerësohet lartë paraqitja e 22-vjeçares.

“Dua personifikon fuqinë e femrës. Dua është një luftëtare. Përfundimisht mund të tërheqim një paralele mes saj dhe karakterit Alita”, dëgjohet teksa thotë skenaristja, Teresa Barcelo.

Kristen Vallow, producentja e filmit ka pohuar se “Alita ka karakter të femrës së fuqishme. Dhe Dua ka sjell versionin më të mirë të mundshëm në video”.

Lexo po ashtu Dua Lipa me fustan transparent në premierën e filmit "Alita: Battle Angel"

Ndërkohë, Lipa ka falënderuar të gjithë fansat me rastin e arritjes së mbi nëntë milionë shikimesh në YouTube.

Ndryshe, Dua po punon në projekte të reja të këngëve që do të jenë pjesë e albumit më të ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version