Telegrafi

Skenaristi i “O Sa Mirë”, Ard Islami pyetet për mungesën e ‘Xhesikës’: Seriali bën edhe pa të (Video)

Seriali komik “O Sa Mirë” ka filluar të zgjojë kureshtje për publikun enda pa nisur mirë sezoni i ri.

Kush do të jenë personazhet e reja në serial? Cilat janë ambientet dhe kush u tërhoq nga edicioni i kaluar? – janë këto pyetjet më të shpeshta që bëhen në lidhje me të.

Megjithatë, gjithë këto dyshime morën fund në një storje të “Prive”, të cilët zbuluan ‘sekretet’ e sezonit të ri të “O Sa Mirë”.

Lexo po ashtu Episodi i 115-të i “O Sa Mirë” do të vijë me skena të reja plot humor (Video)

U bë e ditur se kësaj radhe është ndërruar lokacioni i xhirimit të serialit, dhe tani ata kanë zgjedhur një shkollë më të mirë dhe me shumë ambiente, çka i lehtësojnë aktorët në xhirimet.

Ndër të tjerash, skenaristi i serialit, Ard Islami, u pyet edhe për mungesën e modeles Arta Nitaj, e cila edicionin e kaluar mori shumë vëmendjen e rolin e ‘Xhesikës’.

Ai u përgjigj duke thënë se me sa ka dëgjuar ai, Arta gjendet jashtë shtetit, por serali mund të vazhdojë edhe pa të, me çka la të nënkuptohet që rolit të ‘Xhesikës’ mund t’i gjendet lehtë një zëvendësim.

Aktorja Arta Nitaj fitoi famë nga seriali “O Sa Mirë”, por mesa duket nuk do të jetë më pjesë e tij

“Po flitet që ajo do të shkojë jashtë, por mund të vijë ndonjë aktore profesioniste, ose një tjetër e ngjashme nëse mund ta kryejë roli e saj”, tha Ard Islami.

Ndërkohë, i pyetur nëse ndër personazhe më të preferuar të serialit, ai i profesoreshës së fizikës do të rikthehet? Ardi u përgjigj se vare nga vet aktorja, Olta Daku, e cila është me shumë angazhime, dhe në qoftë se gjen kohë për serial, do ta mirëpriste me shumë kënaqësi. /Telegrafi/