Telegrafi

Skenari i Affleck nuk do të përdoret në Batmanin e ri

Matt Reeves, regjisori i filmit të ri të Batman, e ka konfirmuar se nuk do ta përdorë skenarin e Ben Affleck.

Në janar, aktori njoftoi që do të largohej si regjisor i këtij filmi dhe të fokusohej në rolin kryesor.

Rrjedhimisht, ai ishtë zëvendësuar me Reeves.

“Jo është një tregim i ri”, tha ai për The Hollywood Reporter kur u pyet se a do ta përdorë skenarin e Affleck.

“Veç sa ka filluar sërish. Jam i ngazëllyer për të. Mendoj që do të jetë shumë mirë”, shtoi ai. /KlanKosova/Telegrafi/