Këngëtari Butrint Imeri ka publikuar projektin e tij më të ri.
“Eja eja” titullohet kënga më e re e artistit të ri të cilën e solli të realizuar me videoklip, i cili është xhiruar në Zvicër dhe disa skena në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Në videoklipin e kësaj kënge të punuar nga Vig Poppa dhe Cekic, Butrinti përfshihet në disa skena të nxehta me protagonisten, e cila është një modele nga Shkupi.
Kujtojmë se këngëtari simpatinë e publikut e mori me bashkëpunimin me Dj Blunt dhe Real 1 në këngën “Ki me lyp”. /Telegrafi/