Telegrafi

Skena të çmendura teksa Ashley Cole u ndëshkua me karton të kuq gjatë finales së Euro U21 mes Anglisë dhe Spanjës

Tensionet arritën pikën më të lartë gjatë finales së Anglisë në Euro U21 kundër Spanjës, pasi Ashley Cole mori karton të kuq.

Curtis Jones kishte kaluar “Tre Luanët” në epërsi në minutën e 45+4-të, pasi goditja e tij u devijua përtej portierit Arnau Tenas që përfundoi në rrjetën e tij.

Megjithatë, pas festimeve shpërtheu një përleshje mes të dy grupeve të lojtarëve dhe stafit stërvitor pasi Cole Palmer u shfaq duke thënë diçka në drejtim të bankinës së Furisë së Kuqe.

Gjithçka vloi në vijën e kontaktit, me Cole dhe një anëtar të trajnerit spanjoll dhanë urdhrat e tyre për largim.

Mirëpo, legjenda e Chelseat u ndëshkua me karton të kuq, derisa Anglia është duke fituar 1-0 ndaj Spanjës në Kampionatin Evropian U21. /Telegrafi/