Talenti i Liverpoolit, Ben Doak, ka përhapur skena shqetësuese në ndeshjen e vlefshme për ligën e të rinjve të UEFA-s (UEFA Youth League) duke kolabuar në fushë.
17-vjeçari është rrëzuar, pasi kishte kërcyer për t’u përplasur me kokë me një futbollist të Sportingut duke mos arritur të qëndrojë në këmbë.
Stafi mjekësor ka vrapuar menjëherë në fushë për ta ndihmuar të riun, ndërkohë që gjyqtari e ka ndalur lojën.
Ben Doak… hope it's nothing serious… 😰 pic.twitter.com/hN9S2M1VQe
— 𝓯𝓪𝓻𝓪𝓱𝔀𝓮𝓻 🌼 (@siwonvoice) March 14, 2023
Në vijim, pas dy minutash të qëndruar i shtrirë, ia doli të çohej në këmbë, mirëpo u zëvendësua menjëherë pas.
Ngjarja ndodhi në gjashtë minutat e para të ndeshjes, në të cilën Rodrigo Ribeiro realizoi golin e vetëm në minutën e 65-të.
Skocezi, i cili iu bashkua Redsave në vitin e kaluar nga Celticu, konsiderohet ndër talentët më premtues të Liverpoolit, pasi tashmë i ka regjistruar pesë paraqitje për ekipin e parë të Jurgen Klopp. /Telegrafi/