Telegrafi

Skena rrëqethëse nga Italia, konvoji i ushtrisë transporton kufomat nga Bergamo – nuk ka më hapësira të mjaftueshme në varrezat e qytetit

Pasi që numri i viktimave të coronavirusit në Itali po rritet, është angazhuar ushtria që të transportoj deri në varreza kufomat nga Bergamo dhe Lombardia, vende këto në të cilat më nuk ka hapësirë të mjaftueshme për t’i varrosur.

Në Bergamo është krizë me numër të madh të infektuarve dhe vdekurve. Autoritetet përkatëse për shkak të numrit të madh të viktimave, kanë angazhuar ushtrinë që t’i transportojë kufomat në qytetet tjera ku të vdekurit do të digjen, transmeton Telegrafi.

Në një total prej 31 kufomave do të digjen menjëherë në Modena, kurse mbi 60 tjera do të transportohen për në qytetet tjera, më mirë thënë në rajonet e tjera të Italisë që janë prekur më pak ngas COVID-19.

Video të ndryshme amatore që i kanë filmuar qytetarët nga tarracat, shfaq komvojin e ushtrisë italiane që me kamionë transportojnë kufomat që e kanë pësuar nga coronavirusi.

Në Itali në total janë infektuar 35.713 persona, derisa numri i viktimave ka shkuar në 2.978. Ndërkaq në tërë botën janë infektuar më shumë se 220 mijë dhe kanë humbur jetën afro 9 mijë. /Telegrafi/