Ditë më parë këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, publikoi këngën e re në bashkëpunim me këngëtarin Ramadan Krasniqi-Dani.
“Sonte” mban titullin projekti i tyre më i ri në të cilin Luana vjen me një pamje mjaft të veçantë. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, pasi në vetëm pak ditë pas publikimit, ka arritur të marrë mbi një milion klikime në kanalin YouTube.
Dhe tani Luana në rrjetet sociale ka sjellë disa skena, të cilat nuk i keni parë në klipin e ri dhe tashmë mund t’i shikoni më poshtë. “Skena që nuk doli në klip”, ka shkruar Vjollca në njërën prej videove.
Kjo është hera e parë që Luana ka bashkëpunuar me ikonën e muzikës shqipe, Danin. siç edhe e ka quajtur ajo.
27-vjeçarja ka paralajmëruar edhe projekte të tjera muzikore që do t’i sjellë në muajt në vazhdim. /Telegrafi/