Policia në Washington, D.C., të enjten vonë bëri thirrje për ndihmën e publikut në identifikimin e të dyshuarve, të cilët janë parë duke ikur në një makinë pasi dyshohet se hapën zjarr në një rrugë plot njerëz rreth një milje larg Shtëpisë së Bardhë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Policisë Metropolitane tha se kishte marrë pamje video që tregonin të dyshuarit duke u futur në një “sedan të zi të vjetër” dhe duke u larguar me shpejtësi.
Të shtënat ndodhën rreth orës 20:20 në zonën e 14-të dhe Riggs Street, Northwest.
The suspects and vehicle, described as an older black sedan, were captured by a nearby camera and can be seen in video here. pic.twitter.com/n8P2gR5ps9
— DC Police Department (@DCPoliceDept) July 23, 2021
Dëshmitarët thanë se ata dëgjuan rreth 20 të shtëna me armë nga të cilat u plagosën dy burra.
Skena ishte kaotike dhe tingujt e krismave bënë që njerëzit të largoheshin me vrap.
Në këtë drejtim, policia njoftoi një shpërblim prej 10,000 dollarësh për këdo që siguron informacion që çon në një dënim.
Qyteti po përballet me një kulm të dhunës me armë që u përforcua fundjavën e kaluar kur një vajzë 6-vjeçare u vra. Pesë të tjerë u plagosën.
Deri të enjten, kishte pasur 106 vrasje, një më shumë se në harkun kohor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të policisë. /Telegrafi/