Site icon Telegrafi

Skena dramatike në Londër, policët sulmohen brutalisht – kalimtarët qeshin dhe bëjnë selfie para tyre

Ministria e Punëve të Brendshme dhe shefat e policisë kanë dënuar sulmin ndaj policëve në pjesën jugore të Londrës, pasi që në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet se si një grup i personave të panjohur rrëzojnë një polic në tokë ku më pas e godasin me shqelma.

Derisa qëndronte i shtrirë në tokë policin e godasin me shqelma, kurse kolegia e tij që mundohej ta mbronte shihen duke e shtyrë dhe kërcënuar, transmeton Telegrafi.

Gjithçka fillon kur policit i afrohet një mashkull i panjohur me shkop të bejsbollit në dorë, derisa disa tjerë e kishin rrethuar. E në prapavijë dëgjoheshin persona tjerë duke bërtitur e sharë.

Në një moment u mblodhën shumë kalimtarë rasti që qeshnin, madje bënin selfie me policin e shtrirë në tokë. E si pasojë e këtij veprimi, janë arrestuar një dy meshkuj, kë e ka konfirmuar ministrja dhe kryetari i Londrës që dënuan ashpër sulmin ndaj policëve.

Ata bënë të ditur se dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse në kumtesë thuhet se një person i kishte telefonuar polici me pretendim se është sulmuar nga dikush.

Pas intervenimit të njësiteve tjera janë arrestuar dy meshkuj, njëri 20-vjeç dhe tjetri 38, të cilët akuzohen për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë.

“Është e tmerrshme dhe e turpshme”, ka shkruar Pretty Pattel, ministrja e Punëve të Brendshme.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe kryetari i Londrës, Sadik Khan. Ai dënoi ashpër sulmin e turpshëm mbi zyrtarët e policisë metropolitane. /Telegrafi/

 

Exit mobile version