Ka qenë një moment i tmerrshëm në De Klassieker në Eredivisie të dielën pasdite kur një fishekzjarr i tifozëve të Ajaxit i ka vënë flakën flamurit.
Përpara ndeshjes më të madhe në Holandë, Ajax – Feyenoord, tifozët e këtyre të parëve kishin krijuar një shfaqje impozante. Megjithatë, një flamur më pjesën e përparme të tribunës, mori flakë.
Flamuri që mori flakë ishte ai që kujtonte një tifoz të Ajaxit i cili kishte vdekur në vitin 1997. Zjarrfikësit shkuan me shpejtësi në vendngjarje teksa shuan zjarrin, ndërsa fillimi u vonua si pasojë e tymit në fushë.
Një pamje me kamerë dukej post-apokaliptike teksa portieri i Ajaxit, Andre Onana e shikonte flakën me një sfond tymi dhe mjegull të kuqe.
Zjarri u shua shpejt nga zjarrfikësit në Johan Cruyff Arena në Amsterdam. Ndeshja ishte planifikuar të fillonte në orën 13:30, por zjarri shkaktoi një vonesë prej pesë minutash në procedura.
Askush nuk është raportuar si i lënduar dhe ndeshja ka mundur të zhvillohet pa ndonjë problem të mëtejshëm.
Ajaxi dhe trajneri i tyre, Erik ten Hag, kanë impresionuar në skenën evropiane këtë sezon – por ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve prej Benficas në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/
https://twitter.com/hooligans_tv/status/1505543386467549188