Site icon Telegrafi

Skema e pastrimit të 18 milionë eurove, SPAK kërkon arrest me burg për dy prej personave të përfshirë

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) ka kërkuar është bënë sërish në veprim pas publikimit të detajeve të skemës së pastrimit të parave nga shtetas italianë të lidhur me organizatën mafioze “Cosa Nostra”.

Në skemën e raportuar, dy shtetasit italian Francesko Zummo dhe Fabio Petruzzella mësohet se janë ndihmuar nga shtetasit shqiptarë Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Njëri prej të dyshuarve si i përfshirë është edhe biznesmeni Rezart Taçi i cili u shpall në kërkim pasi nuk ishte në Shqipëri dhe menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave, ai reagoi duke thënë se asgjë nuk ishte e vërtetë.

Lexo po ashtu Shpallet në kërkim Rezart Taçi: Arrestohet kunati dhe ish-truproja, pastronin para në Shqipëri për mafian italiane

Ndërsa, Lilo dhe Balla pritet të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Këta dy persona akuzohen se kryenin transaksione përmes një banke në Shqipëri. /Fax Web/

Exit mobile version