Telegrafi

Skema më e komplikuar ndonjëherë vjen nga Xhaka dhe Lichtsteiner

Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner janë bërë hit në rrjetet sociale.

Dy yjet e Përfaqësueses së Zvicrës nuk janë kuptuar me njëri tjetrin për ta ekzekutuar një gjuajtje të lirë.

Në takim me Danimarkën, dyshja janë ngatërruar me njëri tjetrin.

Video nga kjo skemë e komplikuar e dyshes është bërë virale në Twitter, Facebook e Instagram.

Xhaka u nis fillimisht për ta harkuar topin në zonë, por që nuk e bëri një gjë të tillë, pastaj as Lichtsteiner dhe as Xhaka për herë të dytë.

Fillimisht dyshja janë vërshëllyer në stadium për këtë e pastaj edhe janë qeshur në rrjetet sociale.

Gjithsesi takimi mes Danimarkës dhe Zvicrës përfundoi me fitoren e skandinavëve me rezultat minimal 1-0. /Telegrafi/