Liverpooli është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve.
Pasi është eliminuar nga dy kupa e Anglisë, ‘The Reds’ tani synojnë të triumfojnë në kampionat edhe pse do ta kenë tejet të vështirë.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp po mendon ta përforcojë skuadrën për edicionin e ardhshëm.
Klopp ka urdhëruar skautët e skuadrës të udhëtojnë drejtë Gjermanisë për të parë nga afër talentin Mahmoud Dahoud.
21-vjeçari ka udhëhequr Gladbachun i vetëm këtë edicion dhe vlera e tij është rritur dukshëm.
Siriani me pasaportë gjermane është duke u vëzhguar edhe nga Barcelona e Juventusi.
Gjithsesi Gladbach për ta lënë të lirë lojtarin kërkon rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/