Skuadra angleze Arsenal ka dërguar disa Skautë për ta parë nga afër mesfushorin Nicolo Barella.
Skautët e skuadrës angleze ishin të pranishëm në Itali, në ndeshjen që azzurët e zhvilluan ndaj Finlandës.
Meritë në fitoren e italianëve kishte Nico Barella që shënoi golin e parë në fitoren 2-0.
Mesfushori i talentuar ka impresionuar të gjithë të pranishmit pasi në fund të 90 minutave u shpall lojtar i ndeshjes.
Pas ndeshjes presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini ka thënë se ka shumë skuadra që po interesohen për mesfushorin e tij.
“Ka shumë skuadra të mëdha që po bëjnë luftë për Barellan. Kishte interesim konkret nga Napoli dhe Chelsea në janar, ndërsa me Interin kishte vetëm një bisedë”.
“Aktualisht Barella vlen 45-50 milionë, por mund të fitojmë edhe më shumë nga shitja e tij”, u shpreh Giulini. /Telegrafi/