Nëse dëshironi të provoni skarë pak më ndryshe, është koha që të përgatitni koktej qebapësh dhe me siguri do të jeni të kënaqur.
Përgatitja: Në një enë të thellë qitni mishin, shtoni qepën e grirë imët, vezë, thërrmija buke, sodë buke, kripë dhe piper. Ngjishni mirë që masa të bëhet e ngjitshme – kompakte. Pastaj përbërjen lëreni të qëndrojë 30 minuta. Specin pastrojeni nga farat dhe hiqni pjesën e bardhë, pastaj grijeni. Djathin priteni në shkoptha 5 – 6 cm të gjatë. Masën e mishit ndajeni në dy pjesë, transmeton Telegrafi.
Nga pjesa e bardhë mbaroni toptha të vegjël dhe tëholloni në shuplaka dore. Në mes vendosni specin e grirë të freskët, pastaj shkopthave të djathit jepuni formën e qebapit. Të njëjtën gjë bëjeni edhe me materialin tjetër të mbetur nga pjesa e parë.
Nga pjesa tjetër e mishit bëni të njëjtën gjë, etëm në mes vendosni pak spec të bluar, pastaj shkopthat e djathit dhe mbaroni qebapë, derisa ta shpenzoni gjithë materialin. Qebapët e përgatitur fërgoni në skarë apo në tigan-grill në vaj të nxehur.
Me rastin e fërgimit tundeni tiganin dhe qebapët tërë kohën rrotulloni dhe fërgoni derisa të marrin ngjyrën e gështenjtë të çelët. Me qebapë servirni qepën e përgatitur në grill. /Telegrafi/