Një metër katror tokë në Brezovicë i ka kushtuar konsorciumit francez vetme 0.27 euro. Kjo vlerë është nxjerr nga shuma totale që francez “Compagnie des Alpes SA & MDP Consulting & PGI Managmanet & Outdoor Kosovo” do ti paguajnë Qeverisë së Kosovës për të marr në shfrytëzim kompleksin Brezovica për 99 vjet. Për shfrytëzimin e hiç më pak se 3364 hektarë tokë, konsorciumi francez do t’i paguajë Qeverisë së Kosovës rreth 9.9 milionë euro.
Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se konsorciumi fitues në emër të qirasë Qeverisë së Kosovës do t’ia paguajë 100 mijë euro në vit, apo 9,9 milionë euro deri në përfundim të kontratës për 99 vjet.
Bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës, kompania fituese në fazën e parë ka paraparë që të investojë atë hiç më pak se 164 milionë e 287 mijë euro. Në fazën e dytë do të investohen edhe 152 milionë e 541 mijë euro. E ndërkaq, në fazën e tretë në bazë të kontratës është planifikuar që të investohen edhe 92 milionë e 681 mijë euro tjera.
Kështu Qeveria e Kosovës thuajse ia ka ”falur” Brezovicën konsorciumit përmes tenderit njëburimor. Kontrata mes MTI-së dhe konsorciumit fitues është paraparë të nënshkruhet më 3 mars të vitit 2015. /Zëri/Telegrafi/