Site icon Telegrafi

Skandaloze: I kërkuari nga drejtësia italiane, me poste të larta në Policinë shqiptare

Dritan Xhindoli është oficeri i policisë që kërkohej nga drejtësia italiane, pasi ishte dënuar me 10 vjet burg. Nga ana tjetër ai ka mbajtur poste të larta në polici, në Tiranë dhe në Vlorë.

“News 24” raporton se urdhërarresti ndërkombëtar në lidhje me Xhindolin ishte mbajtur i fshehtë që nga viti 2014. Ndaj, Xhindoli ka punuar krejt i qetë, madje duke qenë edhe shef për krime të rënda, të tilla si vrasja në kryeqytet.

Mirëpo, të bëmat e Xhindolit nuk mbarojnë me kaq. Ai ka paditur Policinë e Shtetit në shkurt të vitit 2016, duke kërkuar edhe gradën e komisarit dhe prapë i ka “shpëtuar”.

Për këtë, është paralajmëruar edhe hetim ndaj policëve.

Exit mobile version