Çifti më i komentuar i botës së futbollit duket se nuk është më, të paktën tani për tani, me daljen në pah se Wanda Nara zbuloi disa mesazhe intime të dërguara midis burrit të saj, Mauro Icardi dhe China Suarez, një modele dhe aktore nga Argjentina.
Duhet theksuar se Suarez ka mohuar të jetë fajtor për ndarjen e Icardi/Nara , edhe pse nuk ka të ngjarë të ketë shumë që ndjejnë simpati për dyshen pas mënyrës në të cilën u krijua marrëdhënia e tyre fillimisht.
Situata shpërtheu të shtunën pasdite me postimin e Wanda Naras në mediat sociale ‘një familje tjetër që keni shkatërruar për një prostitutë’.
Thashethemet për një ndarje u përhapën më pas, me Los Angeles de la Manana që zbuloi se Nara kishte gjetur mesazhe mes çiftit në Telegram.
“Një ditë ne duhet të largohemi dhe të shkojmë diku në botë ku nuk ju njohin hahaha”, është ajo që thuhet se China Suarez i dërgoi sulmuesit argjentinas.
Për ironi, Yanina Latorre, një kolumniste për El Trece, konfirmoi se episodi filloi kur Icardi kërkoi të shihte mesazhet private të gruas së tij, pasi ai ishte tejet i shqetësuar.
Situata pastaj u përmbys kur ajo ra dakord me kusht që të mund të shihte të tijin, dhe këtu zbuloi mesazhin që supozohej të ishte me China Suarez.
Nga ana tjetër, futbollisti ka publikuar një fotografi në InstaStory me partneren e tij me të cilën thuhet se ka hedhur poshtë të gjitha aludimet.
Se si do të rrjedhë kjo ngjarje, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Telegrafi/