Telegrafi

Skandali i Volkswagenit, Zvicra ndalon shitjen e automjeteve të kësaj kompanie

Pas skandaleve të fundit të gjigantit të automjeteve, Volkswagen, qeveria e Zvicrës ka ndaluar shitjen e makinave të kësaj kompanie.

Ky shtet ka ndaluar shitjen e makinave të kategorisë Euro5, ku përfshihen shumica e automjeteve për të cilat kompania ka pranuar që janë të prekura nga skandali, raporton The Guardian, transmeton koha.net.

Kompania gjermane ka kamufluar testet në rreth 11 milionë njësi në Evropë. Nga ky skandal janë të prekura makinat me motor me naftë 1.2, 1.6 dhe 2.0 litra.

Në Zvicër ka rreth 180 mijë makina që kanë për t’u shitur, por ndalimi nga ana e shtetit do ta shtyjë shitjen e tyre. Megjithatë blerësit që tashmë kanë këto makina në pronësi të tyre do të lejohen t’i mbajnë ato dhe t’i vozisin.

Volkswageni do të paguajë rreth 6.5 miliardë euro për t’i rregulluar rreth 11 milionë vetura të prekura nga ky skandal. /Telegrafi/