Telegrafi

Skandali Cambridge Analytica, Facebook me masa shtesë për mbrojtjen e të dhënave personale

Facebook njoftoi sot se do të merrte masa shtesë për të mbrojtur më mirë të dhënat personale të përdoruesve të tij, pas skandalit Cambridge Analytica që goditi rrjetin e fuqishëm social.

“Përveç njoftimeve të bëra javën e kaluar nga Mark Zuckerberg, kryeshef ekzekutiv i Facebook, ne do të marrim masa shtesë në javët e ardhshme për t’u dhënë më shumë kontroll përdoruesve mbi të dhënat e tyre personale. Ne duhet t’i bëjmë parametrat tanë të konfidencialitetit më të lehta për t’u gjetur dhe përdorur. Pjesa më e madhe e këtyre përditësimeve janë parashikuar shumë shpejt dhe ngjarjet e ditëve të fundit vetëm kanë rritur rëndësinë e tyre”, shkruan në një blog Facebook, që numëron më shumë se dy miliardë përdorues, shkruan Telegrafi.

Rrjeti jep disa shembuj të ndryshimeve në të ardhmen, veçanërisht një meny ‘unike’ për të gjetur dhe menaxhuar të gjitha parametrat e konfidencialitetit dhe mjete të thjeshta për të gjetur, ngarkuar dhe fshirë të dhënat e tyre Facebook. /Telegrafi/