Site icon Telegrafi

Skandali i basteve në Itali, Corona zbulon tre emra të tjerë: Luajnë te Juventus, Roma dhe Lazio

Skandali i basteve që ka shpërthyer në Itali po vazhdon të sjell të papritura të tjera.

Fabrizio Corona ka zbuluar tre emra të tjerë të futbollit italian që janë të përfshirë në baste.

Janë tre emra të mëdhenj të futbollit italian që ka zbuluar Corona dhe që luajnë në klube të mëdha si Juventus, Roma dhe Lazio.

Lexo po ashtu Fagioli zbulon se Tonali ia dha aplikacionin e paligjshëm të basteve, tregon edhe për borxhet e mëdha dhe paratë e huazuara nga bashkëlojtarët

Fjala është për qendërmbrojtësin e Juventusit, Federio Gatti, mesfushorin e Lazios, Nicolo Casale dhe sulmuesin e Romës, Stephan El Shaarawy.

Më parë nga Corona janë zbardhur emrat e Sandro Tonalit, Nicolo Fagiolit, Nicola Zalewskeit dhe Nicolo Zaniolos.

Lexo po ashtu Rrëfimi tronditës i Sandro Tonalit: Kam vënë bast edhe për ndeshjet e Milanit

Mbetet të shihet nëse prokuroria do t’i thërras në pyetje edhe tre emrat e fundit që janë zbuluar nga Corona.

Ish-paparaci italian ka zbuluar edhe emrin e sulmuesit iranian të Romës, Sardar Azmoun. /Telegrafi/

Exit mobile version