Site icon Telegrafi

Skandal me ushqimin në Tiranë: Shikoni frutat që shiten në treg (Foto)

Skandali me ushqimet që konsumojnë vijon të zgjerohet çdo ditë, teksa janë qytetarët ata të cilët bëjnë denoncimet e tyre të përditshme.

Por pas mishit dhe pulave të kalbura nga Brazili, lëngjeve me esencë, tashmë janë frutat që bëhen pjesë e skandalit.

Një qytetar ka denoncuar rastin e një luleshtrydheje në Tiranë, e cila të çudit se si mund të jetë e mbuluar me gjethe në brendësi të saj. Për të mos folur më pas për cilësinë dhe vendi se nga ku mund të jetë importuar, shkruan Gazeta Express.

Por duket se rreziku më i madh që po vret shqiptarët dita-ditës, vijon të mbetet ushqimi jashtë çdo standardi dhe kontrolli.

 

Exit mobile version