Telegrafi

Skandal te Aston Villa: Agbonlahor kështu e feston rënien nga Liga Premier (Foto)

Anglezja The Sun ka zbuluar ditën e martë disa foto të sulmuesit në një dhomë hoteli me disa shokë dhe shoqe, të shkrepura në të njëjtën ditë Aston Villa ra nga kategoria. 

Tapeti ishte plot me kanoçe të mbushura me gaz që të bën për të qeshur, ose ndryshe oksid nitrik. Më pas, sulmuesi që paguhet 70,000 euro në javë ishte parë duke pirë shotsa dhe duke bërë një super party në hotelin londinez Mayfair Hotel.

Një deklaratë zyrtare është bërë edhe nga klubi “Aston Villa Football Club ka pezulluar Gabby Agbonlahor teksa hetimet e brendshme vazhdojnë. Kjo për shkak të akuzave për sa i përket sjelljes së tij gjatë fundjavës së kaluar. Nuk do të ketë më komente të mëtejshme nga klubi në lidhje me këtë çështje derisa hetimi të përfundojë.”