Telegrafi

Skandal pas skandali nga presidenti i federatës spanjolle: Publikohen pamjet duke kapur organin gjenital

Puthja me Jenni Hermoso mund të mbetet një anekdotë për presidentin e federatës spanjolle të futbollit – Luis Rubiales, pasi mediat kanë publikuar një tjetër skandal të tij.

Ai ishte i renditur përkrah figurave të rëndësishme të sportit dhe jo vetëm, ndërsa specifikohet qëndrimi i tij i afërt me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino dhe Mbretreshës së Spanjës.

Derisa përfaqësuesja e Spanjës për gra ngriti trofeun në fushë, Rubiales bëri një tjetër veprim të shëmtuar.

Lexo po ashtu Deklarohet për herë të parë lojtarja e Spanjës që u puth nga Luis Rubiales derisa po pranonte medaljen e Kupës së Botës

Ai shihet duke kapur organin gjenital, në një festë të shfrenuar, ndërsa kritikat sa shkojnë e rritën ndaj tij.

Presidenti i RFEF vendosi të bëjë një deklaratë zyrtare dhe t’i kërkojë falje Spanjës dhe botës për puthjen ndaj Jenni Hermoso – por jo edhe për kapjen e organit gjenital.

Lexo po ashtu Nuk është i vetmi skandal nga Rubiales - akuzohej më parë edhe për orgji me para të federatës spanjolle

“Sigurisht që kam gabuar, duhet ta pranoj. Ishte pa qëllim të keq në një kohë të efuzivitetit maksimal. Këtu e pamë të natyrshme, por jashtë është krijuar një bujë”, deklaroi ai dje (21 gusht).

Skandali i tij i fundit është duke bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale dhe me gjasë do të ketë shkarkim të tij. /Telegrafi/