Site icon Telegrafi

Skandal në Serbi, infermierja transmeton direkt në TikTok procesin e lindjes së foshnjës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 200 persona në Serbi kanë ndjekur drejtpërdrejtë në internet procesin e lindjes nga klinika gjinekologjike Fronti Kombëtar.

Infermierja e klinikës kishte transmetuar procesin e lindjes drejtpërdrejtë në rrjetin sociale TikTok, transmeton Telegrafi.

Mjaftoi ky veprim që qytetarët e këtij vendi të reagojnë ashpër.

“A është e mundur që si shoqëri të mos kemi vetëdije çfarë është e drejtë? Jam i tmerruar me budallallëkun. Sot në ora 4:30 të mëngjesit duke përdorur TikTokun, hasa në një transmetim direkt. Procesin e lindjes e ndiqnin direkt 200 persona”, ishin disa nga komentet e qytetarëve serbë.

Xhirimi dhe publikimi i lindjes së fëmijës është rreptësisht i ndaluar me Aktin e Kujdesit Shëndetësor, ndërsa drejtuesit e klinikës kanë deklaruar se dënojnë ashpër veprimet e infermieres dhe theksuan se ajo është pezulluar menjëherë dhe se ka nisur procedimi disiplinor. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version