Site icon Telegrafi

Skandal në Hungari, publikohen pamjet ku shihet një kryebashkiak bashkë me prostituta në një jaht në Kroaci

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë një kryebashkiak hungarez që merrej me akte seksuale me një grup prostitutash në një jaht.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zsolt Borkai – 54 vjeçar, një baba i dy fëmijëve është përfshirë në një skandal seksi vetëm disa ditë para zgjedhjeve të Hungarisë, pasi pamjet e festës të mbushur me kokainë u shfaqën në faqet pornografike të internetit.

Kryetari i qytetit hungarez Gyor është një aleat i kryeministrit të vendit, Victor Orban, dhe nuk ka pranuar të japë dorëheqjen nga roli i tij.

Sundimi tetëvjeçar i Viktor Orban mbi Hungarinë është vendosur në rrezik që nga publikimi i pamjeve ku shihet Borkai

Shefi i shtabit të Orban e quajti publikimin e videove si “pikën më të ulët të jetës politike hungareze”.

Dhe një video tjetër të publikuar thuhet se shfaqet një politikan opozitar, Tamas Wittinghoff, kryetari i një qyteti afër Budapestit.

Të dy ata thanë se u kishin kërkuar falje familjeve të tyre por nuk kishin plan të braktisnin kandidaturat e tyre.

Borkai dyshohet se ishte i shoqëruar nga një mik mashkull, Zoltan Rakosfalvy, dhe një numër prostitutash në një udhëtim me jaht rreth Detit Adriatik në brigjet e Dubrovnikut, Kroaci.

Raportet gjithashtu thanë që dy videot, të cilat raportohet se u shfaqën në faqen më të madhe në botë për të rritur, Pornhub, që atëherë janë hequr. Sidoqoftë, pamjet kanë dalë në faqet e tjera pornografike.

Borkai fillimisht mohoi përfshirjen e tij dhe akuzoi kundërshtimin për “mbjelljen” e pamjeve, por që prej asaj kohe ka lëshuar një kërkimfalje dhe pranoi pjesëmarrjen në një orgji.

Hungarezët do të zgjedhin mbi 3,100 kryetarë bashkish dhe 16,000 këshilltarë në mbarë vendin, i cili pritet të ketë pasoja të rënda përpara një zgjedhjeje parlamentare të vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version