Site icon Telegrafi

S’ka vendimmarrje, nuk miratohen sërish Rezoluta e LVV-së për hidrocentrale dhe Projektligji për letërnjoftim

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur vazhdimin e seancës së djeshme ku mbetën disa pika pa u miratuar.

Edhe sot sikurse dje, sërish dështoi miratimi i rezolutës të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për anulimin e licencës kompanisë “Kelkos” për hidrocentralet “Deçani” dhe “Belaja”.

Edhe pse të pranishëm në sallë ishin 65 deputetë, në procesin e votimit morën pjesë vetëm 21 prej tyre të cilët votuan pro, por rrjedhimisht nuk kishte vendimmarrje.

Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci tha se kjo pikë do të hidhet në votim në një seancë tjetër.

Deputetët në seancën e sotme nuk arritën të miratojnë as Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Letërnjoftim.

Për këtë Projektligj pro votuan vetëm 32 deputetë.

Lexo po ashtu Përfundon seanca, s’ka vendimmarrje për rezolutën e Vetëvendosjes për hidrocentrale dhe projektligjin për letërnjoftim

Në rend dite janë këto pika që kanë mbetur nga seanca e djeshme:

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2019,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2019,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2018,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2019,

13. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019,

14. Debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë,

15. Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,

16. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,

17. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë. /Telegrafi/

Exit mobile version