Site icon Telegrafi

S’ka Ushtri pa pajtimin e Listës Serbe (Video)

Formimi i Ushtrisë do ta sfidojë edhe Qeverinë Haradinaj.

Shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur vazhdon të mbetet ende temë sa e nxehtë aq edhe e paprekshme, kjo për një faktor të vetëm: Listën Serbe.

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk ka formim të Ushtrisë pa pëlqimin e Listës Serbe. Madje, ai shtoi se përderisa kjo parti është e ndikuar kryekëput nga Beogradi, nuk duhet të pritet që të ndryshojnë mendim për këtë çështje.

Ndërkaq, Haki Abazi po e vlerëson si gabim të madh të institucioneve të mëhershme që me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel i kanë dhënë rol shumë të madh kësaj partie në temat kyçe për zhvillimin e vendit. /Tribuna Channel/

Exit mobile version