Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka konfirmuar se nuk ka asnjë kosovar të lënduar në sulmet në Londër.
“Ambasada e Kosovës në Londër është duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar pas sulmit terrorist afër Parlamentit Britanik. Deri më tani nuk kemi informacion që ka ndonjë shtetas të Kosovës të lënduar në këtë sulm. Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Londër dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën. Për çdo informatë ose kërkesë ofrojmë këtë numër emergjent: +447711077298”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/