Site icon Telegrafi

S’ka rëndësi mysafir apo vendas, fitoret për Barçën tashmë përditshmëri – Lehtësisht ndaj Betisit (Video)

SEVILLE, SPAIN - JANUARY 21: Lionel Messi of FC Barcelona (R) being followed by Fabian Ruiz of Real Betis Balompie (L) during the La Liga match between Real Betis and Barcelona at Estadio Benito Villamarin on January 21, 2018 in Seville, . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Barcelona ka fituar me rezultat 0-5 ndaj Real Betisit në La Liga, duke mbajtur kështu epitetin e të pamposhturve në kampionatin elitar spanjoll.

Vendasit erdhën nga një formë e mirë, ku në dy ndeshje pa humbje kishin shënuar tetë gola, por para klubit katalunas ata ishin thjesht një tjetër skuadër për t’u mundur.

Rakitic duke festuar golin e parë në takim – Getti Images

Pjesa e parë ishte pa gola edhe pse Sergi Roberto (26′) dhe Lionel Messi (31′) kishin shanse për gol.

I pari që shënoi në këtë takim ishte Ivan Rakitic në minutën e 59-të pas asistimit nga Luis Saurez. Pesë minuta më vonë shënoi Messi, i asistuar nga Sergio Busquets.

Në minutën e 69-të Rakitic ia ktheu favorit Suarezit, duke i asistuar për golin e tretë në takim nga mysafirët.

Si gjithmonë Suarez cak i lojtarëve kundërshtarë – GettyImages

Pokerin e skuadrës e kompletoi Messi në minutën e 80-të, i asistuar nga Suarez. Dhe këtu favori u kthye pasi për 0-5 Messi asistoi te Suarez.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në vendin e parë me 54 pikë, 11 më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë, kurse Betisi renditet në vendin e dhjetë me 27 pikë.

Thomas Vermaelen gjatë një dueli me Sergio Leon of Real Betis Balompie, vlen të theksohet se belgu u lëndua në këtë takim (Getty Images)

Ndeshja e ardhshme e klubit katalunas është ndaj Alavesit, kurse Betis udhëton te Celta Vigo.

Vlen të theksohet se për vendasit nga minuta e parë edhe shqiptari, Riza Durmishi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 51-të. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3VSOc7q3h1Y

Exit mobile version