Site icon Telegrafi

S’ka paraburgim për ish drejtorin e Regjistrit Qendror, Andrea Popovski

Gjykata Penale e Shkupit e refuzoi kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup për paraburgimin e ish drejtorit të Regjistrit Qendror, Andrea Popovski, i cili gjatë ditës së djeshme u arrestua për shkak të dyshemeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Nga Gjykata Penale thonë se kanë pranuar kërkesën e mbrojtjes por e ka obliguar Andrea Popovskit të paraqitet në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata atij i ka marrë edhe dokumentin e udhëtimit dhe i ka shqiptuar ndalimin që të bisedojë me persona të caktuar që ndërlidhen me veprën penale.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja e arrestimit të ish drejtorit të Regjistrit Qendror, Popovski

Për personat tjerë, gjykata caktoi masa të kujdesit deri sa të zgjasë procedura./Telegrafi/

Exit mobile version